MAGAZINË /

Ndeshja e historisë në Vlorë/ Mbërrin në Shqipëri ekipi i Barcelonës i vitit 1987

Shkruar nga Versus

Ndeshja e historisë në Vlorë/ Mbërrin në Shqipëri

Ekipi i veteranëve të Barcelonës ka mbërritur në vendin tonë, në kuadër të ndeshjes që do të zhvillojë me veteranët e Flamurtarit.

Ekipi vlonjat, që në vitin 1987 eliminoi Partizanin e Beogradit në garat e Kupës UEFA, në 1/8 u përball me Barcelonën, ku sërish dhuruan një ndeshje spektakolare dhe shumë emocionuese. Një sfidë që është ngulitur në mendjen e çdo dashamirësi të futbollit dhe veçanërisht tek ata protagonistë që ishin në fushë.

Emrat e mëdhenj të atyre viteve si Vasil Ruci, Petro Ruci, Rrapo Taho, Sokol Kushta e shumë të tjerë do të zbresin dhe një herë në fushë për të përjetuar sërish sadopak dhe një herë emocionet e asaj dite.

Ndeshja do të zhvillohet të shtunën, në orën 19:30, në stadiumin "Flamurtari".

Ndeshja e historisë në Vlorë/ Mbërrin në Shqipëri

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: