Përplasjet me tone të ashpra kanë vazhduar dhe ditën e sotme mes Rozana Radit dhe banorit tjetër të shtëpisë së Big Brother Vip, Gjestit.
Debati i ashpër mes dy banorëve filloi kur Rozana kërkoi të shkonte në banjë për të bërë dush por dhe aty këngëtari e ndoqi nga pas.
Në ato momente moderatorja e pyet: “Çfarë do këtu?” ndërsa ai përgjigjet: “Po du me të këqyr”.
Për ta ironizuar dhe provokuar më tej situatën, Rozana hoqi robdeshamberin dhe mbeti vetëm me të brendshme para tij, duke e bërë këtë skenë një nga më të komentuarat e natës.
Debati mes tyre vazhdoi përreth një orë me akuza, irone dhe me tone të ashpra mes dy banorëve, duke sjellë reagime të shumta nga publiku dhe fansat e reality show-t.








