MAGAZINË /

Në pritje të ëmbël njëherësh me Kiarën, Liesa tregon emocionet: Ndjesi shumë e bukur, uroj ta...

Së fundmi të dyja vajzat i kanë munguar ekranit dhe shkak ka qenë pritja e ëmbël

Shkruar nga M.H
Në pritje të ëmbël njëherësh me Kiarën, Liesa
Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani

Bukuroshet e ekraneve shqiptare, Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani kanë publikaur shpesh momente nga shoqëria e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.

Së fundmi të dyja vajzat i kanë munguar ekranit dhe shkak ka qenë pritja e ëmbël.

Dy shoqet e ngushta kanë mësuar lajmin se do të bëhen nëna thuajse njëherësh, emocion të cilin e quajnë të papërshkrueshëm.

Moderatorja Liesa Haxhiasllani ka ndarë disa momente nga shtatzënia e saj, ku ndër më të bukurin përmend atë kur ajo dhe Kiara zbuluan se ishin në të njëjtën kohë në pritje të ëmbël. Këtë periudhë Liesa e përshkruan si një ndjesi shumë të bukur të cilën uron që ta përjetojnë të gjitha shoqet e ngushta.

“Në momentin e parë që e kemi parë veten të dyja shtatzënë, ka qenë një ndjesi shumë e bukur dhe uroj që ta përjetojnë të gjitha shoqet e ngushta”, shprehet ajo.

Kiara është bërë nënë para 3 muajsh, me të voglën e saj Luna, ndërsa Liesa po shijon ende momentet e fundit të shtatzanisë./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: