E kuptueshme që Pashkët, si një festë kaq e shenjtë, janë më të veçanta kur festohen në shtëpi.
Prandaj, këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka vendosur ta kalojë këtë festë të rëndësishme pikërisht në Shqipëri.
Ajo dhe partneri i saj, aktori i njohur Callum Turner, kanë zgjedhur bukuritë e jugut të Shqipërisë për të kaluar disa ditë relaksuese, tani që moti ka filluar të ngrohtë dhe është e përshtatshme për plazh.
Ishte Dua që përmes një postimi në Instagram, ndau disa momente të këndshme nga pushimet e saj. “Pashkë në shtëpi”, shkruan ajo përkrah fotografive ku shfaqet në bikini, duke shijuar pushimet me të dashurin e saj.
View this post on Instagram








