
Në një intervistë të fundit me gazetarin Ronaldo Sharka, opinionistja Neda Balluku ndau hapur mendimet e saj për figura publike dhe ish-banorët e “Big Brother VIP”.
E pyetur se me cilën prej tyre do të preferonte të kalonte pushime, mes Balina Bodinakut, Zhaklin Lekatarit dhe Ori Nebijajt, Neda u shpreh pa hezitim:
“Do zgjidhja Ori Nebijajn. Ajo është një nga ato njerëz që e jeton jetën në mënyrë elegante, modeste dhe pozitive. E njoh personalisht dhe e admiroj shumë,” tha ajo.
Në lidhje me rolin e saj si opinioniste në spektakël, Neda deklaroi me bindje:
“Po, mendoj se jam opinionistja më e ndershme si me banorët, ashtu edhe me publikun. Jam më transparentja,” duke theksuar angazhimin dhe ndershmërinë që përpiqet të ruajë në çdo dalje publike.
Biseda në studio:
Ronaldo: Kë do të zgjidhje ti për të bërë një palë pushime shumë të bukura, Balina Bodinakun, Zhaklin Lekatarin apo Ori Nebijaj?
Neda: Orin sigirisht. Ori Nebijaj është për mua një nga njerëzit, e cila në jetën e saj, qenien e saj në këtë tokë, e bën në formë shumë elegante, në formë shumë modeste dhe pozitive. Dhe e njoh, kështu që sigurisht do të zgjidhja Ori Nebijaj.
Ronaldo: A je ti opinionistja më e ndershme me banorët që ka pasur “Big Brother”?
Neda: Po. Mendoj se jam opinionistja më e ndershme me banorët dhe me publikun. Më transparentja.
Ronaldo: A do ta ribëje “Big Brother”?
Neda: Mendoj që janë punët e Zotit dhe punët e Top-it (qesh).
Ronaldo: Nëse do të jesh këtë edicion, nëse nuk do të kesh Arbrin në krah, kë do të doje të kishe?
Neda: Ronaldo Sharkën.
Ronaldo: I ke monitoruar banorët e këtij edicioni? Kush mendon se po e menaxhon më mirë atë që i mori “Big Brother-it”?
Neda: Gerta Gixhari dhe Loredana Brati janë dy goca që kanë pasur një performancë shumë të mirë tek “Goca & Gra”. Përderisa Top Channel u ka besuar që t’i japë një panel që është shumë i rëndësishëm për televizionin sot, sepse është unik, nuk ka një panel të tillë në televizionet shqiptare përveç “Goca & Gra” dhe është një emision që është bërë shumë i pjekur me kalimin e sezoneve. Dhe më bëhet shumë qejfi për të dyja. Jam shumë e lumtur për suksesin që po arrin Gjesti, ka koncerte, ka një dashuri shumë të madhe nga publiku. Kam parë që Egli po ecën, po rritet, po bën koncerte, po bën muzikë, ndihet mirë. Kam një komunikim të vazhdueshëm me Laert Vasilin dhe me G-Banin. E shoh që kanë dëshirën për të qenë pjesë tek jeta ime, për të patur një komunikim të herëpashershëm me mua dhe e vlerësoj shumë. Jam shumë e lumtur për të dy. Janë mendje shumë të zgjuara, pavarësisht se nuk kam qenë dakord dhe kam pasur ato përplasjet e mia në kohën e “Big Brother”, por si profesionistë në jetën e tyre dhe si çuna kanë fituar gjithë respektin dhe gjithë dashamirësinë time.







