MAGAZINË /

Neda Balluku zbulon ndërhyrjen në gjoks dhe arsyen që fshihet pas këtij vendimi

Ajo ka treguar se vitin e ardhshëm synon të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale, kryesisht në gjoks, si një dhuratë për 35-vjetorin e saj, duke shpjeguar se pas 4 vite e gjysmë dhënies së gji fëmijëve, ndien nevojën për ndryshim.

Shkruar nga Versus
Neda Balluku zbulon ndërhyrjen në gjoks dhe arsyen që fshihet pas
Neda Balluku

Në një intervistë për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Neda Balluku ka folur për eksperiencën si opinioniste në “Big Brother VIP 4” dhe marrëdhëniet me ish-banorët, por edhe për planet personale për estetikën.

Ajo ka treguar se vitin e ardhshëm synon të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale, kryesisht në gjoks, si një dhuratë për 35-vjetorin e saj, duke shpjeguar se pas 4 vite e gjysmë dhënies së gji fëmijëve, ndien nevojën për ndryshim.

Vitin e ardhshëm e kam vendosur seriozisht që të bëj ndërhyrje kirurgjikale estetike. Mbase gjoksin. (Jo buzë e mollëza) se mendoj që ia kam treguar mjaftueshëm fytyrëm shqiptarëve. Kështu që çdo lloj ndryshimi nuk bën asnjë farë diference. Shpresoj të kem treguar një fytyrë pozitive e të mirë, siç mendoj se e kam. Por për të bërë një ndërhyrje në gjoks mendoj se po, sepse unë kam dhënë gji 4 vite e gjysmë tre fëmijëve, duke i mbledhur bashkë dhe sigurisht ti e ndien tek gjoksi këtë gjë. Dhe mendoj që vitin e ardhshë, për 35-vjetorin tim do të jetë një dhuratë që dua t’ia bëj vetes. Por të jemi mirë deri atëherë.

Balluku sqaroi se nuk diskuton shumë këto pasiguri me partnerin, duke theksuar se komplimentet për tre fëmijët nuk ndryshojnë faktin që ajo ka vendosur për veten.

Kryesisht jo. Nuk jam unë rehat që të thoja këtë pjesë, sepse tendencialisht përgjigjja është gjithmonë ‘je shumë mirë, ke bërë tre fëmijë’. Por nuk është arsye kjo që të thuash se kam bërë tre fëmijë, se unë mbetem Neda.

 

Poll