MAGAZINË /

Nesër ndeshja me Andorrën, Sylvinho: Do të futemi në fushë me të njëjtin shpirt si ndaj Anglisë

Shkruar nga Versus

Nesër ndeshja me Andorrën, Sylvinho: Do të futemi në

Kuqezinjtë do të përballen nesër me Andorrën, dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes trajneri i kombëtares, Sylvinho tha se do të paraqiten në fushë njësoj si në ndeshjen kundër Anglisë.

Ai u pyet nëse do të shikojmë një Shqipëri sulmuese që në minutat e para, Sylvinho u përgjigj: "Nesër ekipi ynë do jetë i njëjti që nisi kualifikueset kundër Anglisë. I njëjti shpirt, i njëjti ekip si është ndërtuar. Ne do jemi i njëjti ekip. Është e vërtetë, që mund të ketë ndryshim me një sulmues apo mesfushor tjetër, por ekipi i njëjtë, ndryshimet janë sipas ekipit me të cilit përballemi.”

Sylvinho theksoi se nesër duhet me çdo kusht fitorja me Andorrën duke premtuar rezultat pozitiv.

“Nesër na duhet fitorja. Ky është raundi i tretë për ne që jemi të detyruar për fitoren, që nga Letonia. Jemi ekip që pësojmë pak. Po ia dalim mirë deri tani, por ekipi është i njëjtë, nuk ndryshon. Kemi qetësinë dhe ekuilibrin.

Imagjinojmë që do të jetë një ndeshje e ndryshme në aspektin se Andorra është një kombëtare që Koldo Alvarez ka shumë vite në drejtim, e njeh shumë mirë lojtarët. Kanë anën mbrojtëse shumë të mirë, di limitet e lojtarëve. Mendoj se rezultatet nuk janë të thella, do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para që shënuam dy gola shpejt dhe na qetësoi” deklaroi Sylvinho.

Poll