Pas daljes nga Big Brother Vip, Gjesti dha një intervistë me gazetarin Ronaldo Sharka. I pyetur nëse doli i dashuruar nga ky format, nuk kurseu batutat. I pyetur nëse doli i dashuruar nga ky format, Gjesti u shpreh se është i dashuruar por me Zotin.
Ronaldo: Pse e fitove ti Big Brother VIP?
Gjesti: “Se ia kma dridhë.”
Ronaldo: “Kujt ia dridhe?”
Gjesti: “Krejt, të tanve, radhë, jashtë.”
Ronaldo: “Për ata që mund të thonë se fitoi një i pa shkollë, që s’di shumë të argumentoje, çfarë ke për t’i thënë?”
Gjesti: “Ata që kanë shkollë s’e fituan, unë e fitova pa shkollë.”
I emocionuar, Gjesti u shpreh se kjo fitore i dedikohet të gjithëve që e mbështetën: “Fitoren, familjes, publikut, shumë faleminderit të gjithëve.”
Ronaldo: “Eglin e ke përqafuar pas fitores.”
Gjesti: “Eglit 100 mijë euro, ja ku i ka. U kry me Eglin, ajo i ruan.”
I pyetur për planet e mbrëmjes, Gjesti tha:“Gjithqysh me familje, edhe dashurinë ta marr prej publikut.”
Ronaldo: “Nga ky Big Brother dole apo jo i dashuruar?”
Gjesti: “I dashuruar? Jam i dashuruar. Në Zotin!”
Çfarë do të bëjë me 100 mijë eurot?
Fituesi i madh u shpreh se shumën do ta përdorë për familjen, për njerëzit në nevojë, dhe për të investuar në projekte të reja muzikore.
“Do t’ia kushtoj familjes, atyre që kanë nevojë, në punë, biznes dhe në muzikë.








