MAGAZINË /

Nga raporti deri tek deklarata e fortë për Eglin, Xumi flet në FunClub

Xumi gjithashtu reagoi për etiketime që ka marrë në rrjete sociale dhe jashtë shtëpisë

Shkruar nga Versus
Nga raporti deri tek deklarata e fortë për Eglin, Xumi flet në
Egli Tako/Xum Allushi

I ftuar në studion e "Big Brother Fan Club", Xum Allushi foli për raportin mes tij dhe Egli Takos.

Në deklaratën e tij, Xumi tha si fillim:

"Mes meje dhe Eglit nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj raporti. Ishte thjesht ajo çfarë i shpreha unë aty brenda sepse keqinterpretohet. Atë që përjetova ishte shumë e bukur aty brenda. A do ta përjetoja sërish? Nuk e di."

Xumi gjithashtu reagoi për etiketime që ka marrë në rrjete sociale dhe jashtë shtëpisë:

"Kam marrë etiketime të ndryshme që unë nuk i përkas absolutisht në asnjë lloj mënyre. E di se i biri kujt jam dhe se çfarë familje kam."

Lidhur me ndjenjat e tij ndaj Eglit, ish-banori theksoi:

“Unë për vajzën në fjalë kam treguar vetëm respekt, kam shprehur ndjenjat e mia më të pastra dhe më të qarta."

Dhe për ta mbyllur, Xumi lëshoi një mesazh me domethënie të fortë: "Dua të them vetëm diçka: ekziston karma."

Tags:

bbva4

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: