Nga sot hyn në fuqi ndalimi europian për përdorimin e dy përbërësve kimikë që janë përdorur gjerësisht në xhel dhe llakë gjysmë-permanentë për thonjtë: Trimethylbenzoyl Diphenylphosphine Oxide (TPO) dhe Dimethyltolylamine (DMTA).
Këto dy substanca janë përfshirë në listën e përbërësve të ndaluar në kozmetikë nga Bashkimi Europian, pasi janë klasifikuar si të dyshuara për toksicitet ndaj riprodhimit te njeriu.
TPO është një fotoiniciator i përdorur në llakët me bazë xheli, ndërsa DMTA është një kondicionues që ndihmon ngjitjen.
Prandaj, operatorët e sektorit të kujdesit për thonjtë dhe konsumatorët duhet të kontrollojnë etiketën e produkteve, duke shmangur ato që përmbajnë këto substanca, ndërsa kompanitë duhet të asgjësojnë produktet që nuk përputhen me rregulloren./Versus.al







