MAGAZINË /

"Nga tenor në dasmaxhi", 'maestro' u përgjigjet kritikëve: Kam paditur TKOB, më hoqën nga puna në mënyrë të rrufeshme

Kllogjeri shprehet në video se 1 muaj para përfundimit të BBVIP, u hoq nga puna në TKOB pavarësisht se kishte mbi 20 vite karrierë aty.

Shkruar nga Versus

"Nga tenor në dasmaxhi", 'maestro' u përgjigjet

Maestro Armando Kllogjeri ka reaguar ashpër ndaj disa komenteve që i bëhen në rrjetet sociale të cilat i ka konsideruar “tallëse”.

Duke iu kthyer përgjigje atyre që e kritikojnë me ironi teksa i përmendin faktin që këndon nëpër dasma, Kllogjeri shprehet se këtë gjë e bën edhe për të fituar të ardhura që të mbajë familjen e tij.

Ndërsa bën me dije se ka hedhur në gjyq Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit që e hoqi nga puna 1 muaj para përfundimit të Big Brother VIP 2, edicionit ku ishte pjesë edhe vetë Armando ose siç njihet ndryshe “maestro”.

“Kjo video është për ata që komentojnë në një mënyrë tallëse që thonë, ‘o i shkreti ti, mbete pa punë, t’u prish karriera, nga një tenor përfundove në dasmaxhi’. Po mirë kam një pyetje, kujt i ka hyrë në hak?

Kujt i kam bërë keq unë? Që me zërin tim shkon në familje të nderuara që më thërrasin dhe këndoj, apo s’ka problem ‘ky le të rrijë pa bukë, pa punë, t’ia mbajë dynjaja kalamajtë’…

Ua kam thënë një herë që jam në gjyq!

Dhe ja ku po ua them! Kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit i cili një muaj pa mbaruar Big Brother më ka hequr nga puna në një mënyrë të rrufeshme, pa iu dridh qerpiku fare, pa menduar se ky person ka kontribuar në teatër 20 vjet, 20 vjet lumenj djerse, sakrifica emocione, e kemi mbajtur Teatrin dhe në kushte më të vështira dhe Teatri pa vënë logjikën në punë më lë në rrugë me nusen shtatzënë dhe një fëmijë të mitur. Po ua them se ju nuk besoni, megjithatë ia kam lënë drejtësisë. Por do t’u them dhe një gjë tjetër, shikoni punët tuaja, hallet tuaja se të miat i zgjidh vetë. Për fëmijët e mi,  do t’i shkoj gjithçkaje me çdo çmim deri në fund”- u shpreh Kllogjeri në videon e publikuar në Instagram. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: