Një artiste shqiptare në ceremoninë e madhe të hapjes së Lojrave Olimpike Paris 2024?
Ka të ngjarë që po...
Siç shkruan këtë të mërkurë prestigjiozja franceze “Le Figaro”, i është bërë një ofertë Dua Lipës që të jetë përkrah artistit 72-vjeçar Marc Cerrone, i cili do të performojë mbrëmjen e së premtes së 26 korrikut për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024. Sipas informacioneve të BFMTV, ai duhet të interpretojë hitin e tij Supernature, të publikuar në vitin 1977. Por në krah i duhet t'i bashkohet një këngëtare ndërkombëtare për t’iu përshtatur dhe audiencës më të re. Mësohet se Dua Lipës i është bërë një ofertë për ta shoqëruar Cerronen në skenë.
Ylli 28-vjeçar i popit ka planifikuar gjithashtu një koncert në Nîmes të enjten më 13 qershor. Për momentin është e pamundur të dihet nëse është nënshkruar një kontratë me yllin shqiptar. Prania e këtyre dy pjesëmarrësve do t'i shtohet asaj të rreth njëzet artistëve tashmë të parashikuar, si Aya Nakamura. Gjithnjë e më shumë përmendet edhe emri i Céline Dion. Një rikthim historik për një ngjarje historike? Mbetet dhe një muaj e gjysëm për tu parë...








