MAGAZINË /

“Njeriu largohet në majën e arritjeve”, akademiku Fuga këshillon Sylvinhon: Mos prit të shtrydhesh si limon

Pas ofertave që Sylvinho ka pasur nga skuadra të ndryshme, trajnerit brazilian i ka ardhur edhe një këshuillë nga akademiku Artan Fuga lidhur me vendimin që duhet të marrë për të ardhmen e tij.

Shkruar nga Versus
“Njeriu largohet në majën e arritjeve”, akademiku Fuga
Trajneri Sylvinho

Kur e gjithë vëmendja pas turneut të Shqipërisë në Euro 2024, duket se është përqendruar tek çështja nëse braziliani Sylvinho do të largohet nga kombëtarja shqiptare, ky i fundit ka marrë një këshillë edhe nga akademiku Artan Fuga.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, Fuga e këshillin Sylvinhon që të largohet tani qqë ndodhet në majën e arritjeve të tij dhe jo kur të mos dëshirohet më nga asnjë skuadër.  

Postimi i plotë nga Fuga:

Silvinjo nuk na ka ndonjë borxh. E ka bërë ndershmërisht punën e tij.

Megjithatë nuk ka çfarë na jep më.

Duhet të ikë. Kot e ka federata që insiston. Mos ja prishni karrierën që kur të iki nga Shqipëria, mos ketë më as edhe një klub në Azerbajxhan që ta dojë!

Shtrydhesh si limon dhe të flakin vëlla Silvinjo! E kemi ne shqiptarët këtë fjalë të urtë! Mbase në Brazil thuhet të hedhin si lëkurë bananeje!

Mos ja bëjmë këtë!

Edhe ai dëmtohet edhe ne.

Nuk lahesh dot dy herë në të njëjtin ujë lumi – thoshte Herakliti i Lashtë!

Njeriu duhet të largohet në majën e arritjeve të veta, jo kur bëhet kal ngordhalaq!

Ik Selvinjo vëllai! Dëgjomë mua!

Nuk është punë futbolli, është punë politikë kuadri, a strategji menaxhimi burimesh njerëzore, a karrierë lidershipi, quheni si të doni!

Po ju tregoj referencat e mia! Nuk është ai maçoku që parashikon ndeshjet! Por bazohet te sociologu i madh Maks Weber, kur njëqind vjet më parë përpunoi teorinë e sociologjisë së burokracisë dhe të lidershipit!

Mos besoni, por së shpejti do ta kuptoni se sa i madh ka qenë Maks Weber!

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: