Barcelona u eliminua nga gjysmëfinalja e Champions League me shumë polemika për shkak të arbitrit Simon Marçiniak.
I cilësuar si një tifoz i Real Madridit, ai akordoi penallti për Interin dhe nuk shikoi rastet e katalanasve.
Të gjithë nga Barcelona kanë reaguar kundër tij dhe kësaj çështje i bashkohet edhe mesfushori Pedri, siç raportohet nga RMC Sport: “Nuk është hera e parë që ndodh me këtë arbitër. UEFA duhet ta hetojë çështjen”, deklaroi ai shkurtimisht.
Goli i fitores së Interit u shënua pasi Dumfries pati një rast të dyshimtë në marrjen e topit ndaj mbrojtësit të majtë të Barcelonës të cilin e goditi fillimisht në këmbë dhe më pas i mori topin. Versus.al








