
“Euro 2024”, disa orë para ndeshjes Gjermani-Skoci, gjendet çanta e dyshimtë në zonën e tifozëve
Një çantë shpine e dyshimtë alarmoi autoritetet në Berlin. Mediat shkruajnë se çanta u gjet në zonën e tifozëve në Scheidemannstrasse, teksa vetëm disa orë na ndajnë nga ndeshja debutese e “Euro 2024.
Zona u evakuua dhe autoritetet me qen të trajnuar posaçërisht po kontrollojnë çantën e shpinës. Në të njëjtën kohë, u arrestua edhe personi që la çantën e shpinës në zonën e tifozëve.
Kampionati europian i futbollit nis mbrëmjen e sotme me ndeshjen Gjermani-Skoci.
Im Eingangsbereich an der Scheidemannstr. zur #Fanzone wurde ein verdächtiger Gegenstand festgestellt. Dieser Bereich steht den Fans aktuell nicht zur Verfügung. Unsere Kolleg. überprüfen den Gegenstand.#euro24#b1406#gersco
— Polizei Berlin Einsatz (@PolizeiBerlin_E) June 14, 2024








