Delinda Disha, e njohur për rolin e saj të dashur si “Lushi”, ka reaguar me humor pas zgjedhjeve të 11 majit, ku Partia Socialiste doli fituese.
Në një stil karakteristik, aktorja ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për rezultatin e arritur.
Duke iu referuar një “parashikimi” të bërë më herët në Fier, Delinda u shpreh se “filxhani” i Lushit e kishte parë që më herët triumfin e socialistëve, duke e shoqëruar urimin me nota humori që e karakterizojnë.
“Lushi është e rrezikshme në parashikim Ta tha filxhani fitoren. Të dhash nuskën e fitores @ediramaal Fitoren e Fierit @belindaballuku Rezervoni tek Lushi për zgjedhjet e ardhshme për filxhan , yshtje , këndim kanatiereje , shkrirje plumbi , hapje fati”, shkruan Delinda me nota humori.
View this post on Instagram







