MAGAZINË /

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit: T'i besojmë tingullit dhe rrënjeve tona!

Ai reagoi përmes një postimi në rrjete sociale pas kualifikimit, duke treguar mbështetjen dhe mirëkuptimin e tij për emocionet që po përjeton Shkodra Elektronike në këtë moment historik.

Shkruar nga Versus
Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e
Luiz Ejlli/Shkodra Elektronike

Shqipëria ndezi skenën e Eurovision-it me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike, duke siguruar një vend të merituar në finalen e madhe.

Performanca e fuqishme në natën e parë gjysmëfinale solli ngjyra, energji dhe ritme që elektrizuan publikun, duke bërë që “Zjerm” të mos kalojë pa u vënë re. Emocionet ishin të forta jo vetëm për grupin, por edhe për ata që e kanë përjetuar më parë këtë skenë magjike.

Një prej tyre është Luiz Ejlli, përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2006 me këngën “Zjarr e Ftohtë”. Ai reagoi përmes një postimi në rrjete sociale pas kualifikimit, duke treguar mbështetjen dhe mirëkuptimin e tij për emocionet që po përjeton Shkodra Elektronike në këtë moment historik.

Finalja e madhe pritet të mbahet këtë fundjavë dhe sytë tanë janë tek skena, me padurim për të parë se sa zjarr do të shpërthejë Shkodra Elektronike!

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e
Postimi i Luiz Ejllit

 

Poll