Ylli botëror Paris Hilton ka folur me superlativa për dy këngëtaret me prejardhje shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, në një intervistë të fundit për Telegrafin.
Hilton ka treguar se me të dyja artistet ka një marrëdhënie shumë të afërt dhe miqësore, duke theksuar admirimin e saj për punën, karrierën dhe personalitetin e tyre.
“I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe shumë argëtuese“, është shprehur ajo.
Ajo ka vazhduar duke zbuluar edhe më shumë detaje nga raporti i tyre shoqëror, duke i cilësuar si persona të sinqertë dhe me zemër të madhe.
“Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi shumë të afërta dhe vërtet i dua dhe jam shumë krenare për të dyjat, mendoj se janë të dyja artiste të jashtëzakonshme, kanë zemër shumë të madhe, gjithmonë shkëlqejnë”.
Në fund, Paris Hilton ka bërë të ditur se shumë shpejt do të ribashkohet me to, duke shprehur entuziazmin për takimin e radhës.
“Unë thjesht i dua aq shumë dhe do t’i shohë të dyja pas disa ditësh në festën e mikut tim, kështu që mezi pres të rri me to“, ka theksuar ajo për Telegrafin.

