
Prej disa ditësh, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA Donald Trump ndodhet në Shqipëri ku ka qëndruar kryesisht në jug nga ku ka publikuar edhe foto e video në rrjete sociale.
Teksa duket se po informohet rreth vendit ku do të ngrihet investimi miliarda dollarësh I saj dhe bashkëshortit Jared Kushner, Ivanka Trump duket se ka mbetur e magjepsur nga bukuria natyrore e bregdetit të jugut prej ku ka publikuar edhe video të shoqëruar me këngën ‘’Luleborë’’.
Mbrëmjen e djeshme, vajza e Trump u mikprit nga kryeministri Edi Rama në zyrën e tij. Versus.al

