MAGAZINË /

BBC në qendër të akuzave për censurë në BAFTA: Reagim i fortë nga regjisorët e dokumentarit për Gazën

Gjatë marrjes së çmimit, autorët e “Gaza: Doctors Under Attack” kritikojnë BBC-në dhe mbrojnë publikimin e hetimit për sulmet në spitale

Shkruar nga Versus

BBC në qendër të akuzave për censurë në BAFTA:

"Dhe çmimi BAFTA për aktualitetin shkon për… Gaza: Doktorët nën sulm" Por, pas këtij çmimi pati një breshëri me akuza për BBC. 

Gjatë ceremonisë së çmimeve BAFTA, regjisorët e dokumentarit “Gaza: Doctors Under Attack” akuzuan BBC për censurë, pasi sipas tyre dokumentari fillimisht ishte mbështetur nga transmetuesi britanik, por më pas u tërhoq për arsye të “paanshmërisë”.

Dokumentari, i cili trajton sulmet ndaj spitaleve në Gaza dhe vdekjen e më shumë se 1,700 punonjësve mjekësorë palestinezë, u vlerësua në kategorinë e aktualitetit, duke u kthyer në një nga momentet më të diskutuara të mbrëmjes.

Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, regjisorët u shprehën:

“Këto janë gjetjet e investigimit tonë, ato që në fillim BBC i financoi e më pas refuzoi t’i transmetonte. Por ne refuzojmë të heshtim dhe të censurohemi. Faleminderit.”

Ata shtuan gjithashtu se çmimin ia kushtojnë gazetarëve në terren, Jabba Badëin dhe Osama Al Ashi, të cilët kanë kontribuar në realizimin e dokumentarit.

Në fund të fjalimit, autorët ngritën një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj BBC-së:

“Duke qenë se e hoqët filmin tonë, a do të na hiqni edhe nga shfaqja e BAFTA-s sonte?”

Deklaratat e tyre kanë ngjallur debat të gjerë mbi lirinë e medias, paanshmërinë editoriale dhe kufijtë e transmetimit të përmbajtjeve sensitive në mediat publike.

Poll