MAGAZINË /

VIDEO/ Momente paniku dhe tensioni mes tifozërive në sfidën AF Elbasani – Tirana

Forca të rendit janë angazhuar në zonë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Momente paniku dhe tensioni mes tifozërive në sfidën AF
Pamje nga perleshja mes tifozeve

Para nisjes së sfidës mes AF Elbasani dhe KF Tirana, atmosfera është shoqëruar me tensione dhe incidente jashtë stadiumit.

Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti është përfshirë në akte dhune dhe përplasje pranë ambienteve të stadiumit, duke shkaktuar momente paniku dhe tensioni mes tifozërive të pranishme.

Forca të rendit janë angazhuar në zonë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të incidenteve, ndërsa pritet që sfida të nisë nën masa të shtuara sigurie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Tags:

ndeshje

Poll