Pas publikimit të rastit tronditës në Korçë ku policia arrestoi mjekun Niko Nunka për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21 vjeçare, një tjetër mesazh i dërguar në një faqe online ka ngritur dyshime të tjera rreth kirurgut 72 vjeçar.
Në mesazhin anonim të dërguar drejt portalit bufiurtë.al, një grua rrëfen se mjeku kishte vepruar njësoj edhe me motrën e saj 33 vite më parë të cilën e kishte operuar për apandesitin.
“E çuditshme! Para 33 vitesh doktori operoi për apandesit motrën time në atë kohë 18 vjeçe... dhe të njëjtat veprime kishte bërë edhe me time motër por nuk e besuan prindërit... Sa herë e shikoja në rrugë e shikoja si maniaku i spitalit, atë përshtypje kisha krijuar, unë në atë kohë isha 11 vjeçë dhe mu ngulitën fjalët e motrës...” ka shkruar gruaja në mesazhin, vërtetësia e të cilit duhet shqyrtuar nga autoritetet. Versus.al



