AKTUALITET /

Mjeku i ngacmoi të bijën, babai i 21 vjeçares: I thoshte nënës ti kthehu me shpinë, donte të puthte vajzën

Babai i vajzës që u ngacmua seksualisht nga doktori, tha se ishte i tronditur nga rasti dhe kërkoi dënimin maksimal të mjekut kirurg 72 vjeçar.

Shkruar nga Versus

Mjeku i ngacmoi të bijën, babai i 21 vjeçares: I thoshte

Babai i 21 vjeçares në Korçë e cila kallëzoi ngacmimin seksual të mjekut 72 vjeçar Niko Nunka, ka rrëfyer detajet nga ngjarja e rëndë e ndodhur. Ai tha se gjithçka kishte nisur nga një problem që e bija kishte patur me stomakun dhe të vjellat.

Ai tregoi sesi mjeku u kishte dhënë një krem të cilin e bija duhej ta aplikonte në pjesët intime, por mjeku kishte këmbëngulur që aplikimin e kremit ta bënte ai nën shoqërinë e gjyshes së vajzës të cilës i kërkonte të kthehej me shpinë.

“Është e vërtetë, kam dy javë që kam ardhur nga jashtë shtetit. Pas dy ditëve, vajza më ankohej nga stomaku, kishte edhe të vjella. Shkova në farmaci dhe mora ca ilaçe, por nuk kishte përmirësim. Më pas mamaja e kishte dërguar në spital. I bëjnë analizat dhe ekon, i del tamam. Më pas doktorët i bënë analiza të tjera dhe një prej tyre tha se ka apendicit. I bënë operacionin, doli mirë dhe më pas e lanë në rrugë. Thanë se ka edhe infeksion dhe do të duhet ta mjekojmë në prezencë të mamasë tënde. Në prezencë të mamasë sime ai ka kryer edhe procedurat mjekësore, që ka rezultuar se vajza është ngacmuar.

Në mënyrë të përsëritur e ka ngacmuar thotë vajza. Vajza më tregoi ditën e fundit, lajmërova policinë. Me mjekun nuk kam pasur komunikim. Unë jetoj jashtë shtetit, erdha vetëm për pushime dy javë. Gjendja e vajzës është çfarë të të them, e shqetësuar nuk ia priste në këtë vend, ne kemi shumë vite andej, nuk e dinim që në 2026 të ishte kjo gjendje këtu me këto pedofilat’’-  u shpreh babai i 21 vjeçares duke kërkuar që mjeku të marrë dënimin më të lartë. Versus.al

Poll