
Një 72 vjeçar i cili punonte si mjek kirurg në spitalin e Korçës është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 21 vjeçare.
Mjeku N.Nunka u kallëzua nga vajza e re me pretendimin se 72 vjeçari e kishte prekur në pjesët intime me pretendimin e kontrollit mjekësor për shkak të dhimbjeve të barkut dhe të vjellave.
Pas kontrollit, për të renë u vendos që të kryente ndërhyrje për apandesitin dhe aktualisht ajo mbahet e shtruar në spitaline Korçës. Ndërsa policia kreu arrestimin e mjekut teksa ky i fundit ndodhej në spital.
Pritet që në vazhdim, 72 vjeçari të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Versus.al

