MAGAZINË /

Tensione në “Elbasan Arena”, tifozët hedhin sende në fushë, goditet arbitri Xhaja, ndërpritet ndeshja

Shkruar nga Versus

Tensione në “Elbasan Arena”, tifozët hedhin sende në

Vijon me tensione ndeshja në Elbasan Arena, ku incidentet nga tribuna kanë ndërprerë përkohësisht sfidën.

Në minutën e 66-të, tifozët kanë hedhur sende të forta drejt fushës, ku një shishe uji ka goditur arbitrin kryesor Juxhin Xhaja. Menjëherë pas ngjarjes, arbitri ka ndërprerë lojën dhe ka ftuar skuadrat të drejtohen në dhomat e zhveshjes.

Arbitrat dhe stafi gjyqësor janë tërhequr nga fusha, ndërsa skuadrat kanë qëndruar përkohësisht në terren. Pas rreth 14 minutash ndërprerje, gjyqtarët janë rikthyer në fushë dhe ndeshja ka vijuar.

Deri në momentin e ndërprerjes, KF Tirana kryesonte 0-2 me golat e Myslovic dhe Haxhiut./Versus.al

Tags:

ndeshje

Poll