MAGAZINË /

Java nis me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu gjatë pasdites

Parashikimi i motit, 11 maj.

Shkruar nga Versus

Java nis me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu gjatë pasdites
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje.

Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim - juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do jetë i forces 3-4 ballë. Versus.al

Poll