Fier- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës, ku një 71-vjeçar humbi jetën pasi u aksidentua teksa drejtonte zetorin.
I ndjeri është identifikuar si Hekuran Xhelo, i cili po shkonte drejt tokave të tij bujqësore me zetor, kur mjeti është përmbysur në rrethana ende të paqarta.
Në mjetin bujqësor ishin dy persona dhe pasagjeri u dërgua në spital për ndihmë.Versus.al

