
Në Shqipëri është dokumentuar rasti i parë i hantavirusit rreth 40 vite më parë, sipas një publikimi në revistën prestigjioze mjekësore The Lancet.
Studimi i publikuar më 21 nëntor 1987, me titull “Haemorrhagic fever with renal syndrome in a case in northern Albania”, përshkruan një rast të etheve hemorragjike me sindromë renale në veri të vendit.
Sipas një postimi në rrjete sociale nga shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, autorët e raportit janë E. Eltari, M. Nuti, I. Hasko dhe A. Gina.
Hantavirusi është një virus i transmetuar kryesisht nga brejtësit dhe në raste të caktuara mund të shkaktojë komplikacione serioze, duke prekur veshkat dhe sistemin e qarkullimit të gjakut./Versus.al


