
Mimoza Ahmeti ka ndarë detaje personale në Ferma VIP, duke folur për partnerin e saj Leo dhe problemet shëndetësore me të cilat ai përballet.
Gjatë një bisede me Zhakun dhe Kostanën, poetja tregoi sakrificat që ka kaluar ndër vite pranë partnerit të saj, ndërsa u shpreh optimiste se ekzistojnë mundësi trajtimi jashtë vendit, megjithëse gjithçka varet nga kostot financiare.
“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është çështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti.
‘I thash një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thash të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta koplikosh këtë gjë. Pse i thash e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen’, tha Moza.
View this post on Instagram

