
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka bërë publike vendimet në lidhje me dhunën në stadiumin “Elbasan Arena”. Dy klubet kanë shpëtuar vetëm me gjoba dhe me nga dy ndeshje pa tifozë në stadiumin e tyre.
“AF Elbasani, për dështim në garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve në stadiumin përkatës.
Zbatimi i masës disiplinore për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë do të fillojë në sezonin sportiv 2026–2027.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shfaqur me hyrje të paautorizuar në fushën e lojës, hedhje sendesh në fushën e lojës, si dhe rrezikim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve në stadiumin përkatës.
2KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, të shoqëruar me hedhje sendesh në fushën e lojës, duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, si dhe përdorim të koreve fyese, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE-së, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE-së, gjoba reduktohet në masën 20%.
Zyrtari i KF Bylis, Arbër Sino, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen FK Partizani U-18 kunder KF Tirana U-18.
Rrëzimin e kërkesës së FK Kukësi lidhur me pretendimin për aktivizimin e lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, si të pabazuar në dispozitat e Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Kodit të Disiplinës dhe Etikës”, shkruan Komisioni i Disiplinës.

