MAGAZINË /

''Ai është në zemrën time'', Moza ngjall dyshime për ndjenja ndaj Adionit

Shkruar nga Versus

''Ai është në zemrën time'', Moza ngjall

Pas daljes së Adionit nga “Ferma VIP”, poetja Mimoza Ahmeti ka tërhequr vëmendjen e fermerëve dhe publikut me disa veprime të saj të cilat shkaktuan diskutime lidhur me raportin e saj me ish-banorin. 

Mimoza është parë që gjatë qëndrimit të Adionit në fermë, i ka kushtuar dedikime të veçanta madje në një moment u shfaq duke mbajtur veshur një bluzë të tij. Ajo tha se e kishte ruajtur si kujtim dhe e ka veshur pas largimit të tij për ta ndjerë më afër.

E pyetur për këto komente dhe për mënyrën se si po e përjeton mungesën e Adionit, poetja u shpreh se nuk sheh asgjë të keqe në ndjenjat dhe sjelljet e saj. 

“Çfarë të keqe ka? Bukur është. E vlerësoj që është bërë një klip si kujtim i bukur. Më mungon dhe ai është këtu në zemrën time”, u shpreh Moza, duke shtuar se shpesh përjeton “aura të çuditshme” kur mendon për këngëtarin. Versus.al

Poll