MAGAZINË /

''Nuk jam agresiv'', Erik Lloshi pas daljes nga BBVIP: Një artist nuk mund të jetë i tillë

Shkruar nga Versus

''Nuk jam agresiv'', Erik Lloshi pas daljes nga BBVIP:

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP”, Erik Lloshi, i cili u largua nga shtëpia të martën pas një nominimi të ardhur përmes Zarfit të Zi, si pasojë e një shkeljejes së rregullave nga “Vëllai i Madh”.

Këngëtari ndau reflektimet e tij për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke treguar se hyrja në BBV nuk ishte një vendim i marrë lehtë duke u shprehur se ishte i vetëdijshëm që qëndrimi, por edhe dalja nga formati, do të shoqëroheshin me komente dhe kritika, disa prej të cilave nuk do t’i pëlqenin.

“Ne jemi njerëz që jo vetëm punojmë, por edhe jetojmë,” u shpreh ai, duke theksuar se publiku shpesh harron anën njerëzore të personazheve publikë.

Duke folur për sjelljen e tij brenda shtëpisë, Eriku sqaroi se disa momente janë interpretuar gabim. Ai pranoi se ka pasur ditë impulsive, por mohoi kategorikisht të ketë qenë agresiv.

“Nuk jam njeri agresiv. Unë bëj muzikë, bëj art dhe një artist nuk mund të jetë agresiv,” tha ai, duke shtuar se energjia dhe “kimia” me njerëzit janë pjesë e natyrës së tij dhe e lidhjes që ai krijon me publikun. Versus.al

 

Poll