
Milan ka prezantuar sot trajnerin e ri. Pas skuadrës së Juventusit që zyrtarizoi të mërkurën Thiago Mottën, sot është radha e “djallit” që të prezantojë trajnerin për sezonin e ardhshëm.
Portugezi Paulo Fonseca do të marrë drejtimin e Milanit pas shkarkimit të Piolit. Ibrahimoviç prezantoi ish-teknikun e Lille i cili së bashku me stafin drejtues do të nisin punën për projektimin e skuadrës që duhet të konkurrojë për titullin e Serie A në sezonin e ardhshëm. Versus.al








