Në familjen e sulmuesit të Kombëtares, Myrto Uzuni ka festë të madhe. Futbollisti, Myrto dhe partnerja e tij Uarda Hyseni janë bërë prindër për herë të parë, teksa në jetë kanë sjellë një djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Myrto Uzuni me anë të një foto të publikuar në rrjetet sociale. “Mirësevjen Princ Uzuni. "Të dua Uarda Hyseni”, shkruan bomberi i kuqezinjve.
Kujtojmë se Myrto Uzuni dhe familja e tij po shijojnë jetën amerikane, pasi futbollisti u transferua te Austin FC.








