MAGAZINË /

Pasuria e Diogo Jotës i kalon familjes, Liverpool mbështet të venë dhe fëmijët e futbollistit pas vdekjes tragjike

Sipas "Daily Mail", pasuria e Jotës mund të arrijë deri në 35 milionë paund – një trashëgimi e cila do t’i kalojë të shoqes dhe tre fëmijëve të tyre: Dinis (4 vjeç), Duarte (2 vjeç) dhe vajza e vogël Mafalda (8 muajshe).

Shkruar nga Versus

 

Pasuria e Diogo Jotës i kalon familjes, Liverpool mbështet të

Vdekja tragjike e futbollistit portugez Diogo Jota dhe e vëllait të tij, Andre Silva, ka shkaktuar pikëllim të thellë në botën e sportit, veçanërisht mes familjarëve të Jotës, bashkëshortes së tij Rute dhe tre fëmijëve të mitur.

Mes dhimbjes dhe trishtimit, klubi i Liverpool ka marrë një vendim domethënës dhe solidar: do të vijojë të paguajë rrogën e Jotës deri në përfundim të kontratës, si dhe do të krijojë një fond të posaçëm për të mbështetur arsimimin e fëmijëve të tij deri në moshën 18-vjeçare.

Sipas "Daily Mail", pasuria e Jotës mund të arrijë deri në 35 milionë paund – një trashëgimi e cila do t’i kalojë të shoqes dhe tre fëmijëve të tyre: Dinis (4 vjeç), Duarte (2 vjeç) dhe vajza e vogël Mafalda (8 muajshe).

Futbollisti, i cili nisi karrierën në Premier League me Wolverhampton në vitin 2018, përfitoi 3.95 milionë paund gjatë dy viteve të para. Pas transferimit në Liverpool, ai nënshkroi një kontratë katërvjeçare me pagë javore prej 83 mijë paundësh, duke siguruar mbi 8.6 milionë paund.

Në vitin 2022, klubi i rinovoi kontratën për pesë vite të tjera dhe paga e tij u rrit në 140 mijë paund në javë, çka do ta çonte përfitimin total në 21.8 milionë paund, përveç bonuseve të performancës dhe të ardhurave nga partneritete tregtare dhe Esports.

Për dy vitet e mbetura të kontratës, Jota pritej të arkëtonte edhe 14.5 milionë paund. Megjithëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Liverpool do t’i paguajë të gjitha këto shuma, raportimet sugjerojnë se klubi ka ndërmend të mbështesë plotësisht familjen e futbollistit.


Në total, që nga ardhja e tij në Premier League, Jota ka siguruar një pasuri prej rreth 34.4 milionë paund, që tashmë pritet t’i mbetet bashkëshortes dhe fëmijëve të tij si një trashëgimi e dhimbshme, por e sigurt për të ardhmen e tyre.

 

Poll