Anglia ka skualifikuar Zvicrën me penallti pas barazimit me rezultatin 1-1 gjatë 90 minutave dhe më pas baraspeshës gjatë kohës shtesë.
Anglezët u treguan më të saktë nga 11 metërshi, duke arritur të kualifikohen për në fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Ndeshja ishte pothuajse e barabartë me jo shumë raste për shënim. Ishte Embolo i Zvicrës ai që shënoi i pari në minutën e 75-të, ndërsa 5 minuta më vonë erdhi goli i barazimit nga Saka. Rezultati më pas vijoi i njëjtë deri në fund të takimit dhe në minutat shtesë. Versus.al







