MAGAZINË /

Për herë të parë në Miss Universe Filipine 'thyen' standardet e bukurisë

Chelsea Manalo është gruaja e parë me ngjyrë që kurorëzohet Miss Universe Filipine.

Shkruar nga Versus
Për herë të parë në Miss Universe Filipine
Chelsea Manalo

Chelsea Manalo është gruaja e parë me ngjyrë që kurorëzohet Miss Universe Filipine.

E lindur nga një nënë filipinase dhe një baba afrikano-amerikan, fitorja e 24-vjeçares u festua në mediat sociale si një thyerje të tabusë së bukurisë tradicionale të mbajtura prej kohësh në këtë vend.

"Fitorja e Chelsea sfidon preferencën tonë të rrënjosur për bukurinë" shkroi një përdorues i rrjeteve sociale në përgjigje të një postimi në Instagram të fitores në llogarinë zyrtare të Miss Universe Filipine.

"Standardi i bukurisë filipinase u shkatërrua në copa," shkroi një tjetër.

Duke përfaqësuar Bulacan, një provincë në veri të Manilës, Manalo arriti të fitonte kurorën në mes të  52 konkurenteve nga i gjithë arkipelagu dhe jashtë saj.

Konkursi u mbajt në SM Mall of Asia Arena në Pasay.

Ndërsa konkurrenca u ngushtua në pesë finalistët më të mirë, Manalo u pyet në skenë se si do ta përdorte bukurinë dhe besimin e saj për të fuqizuar të tjerët.

“Si një grua me ngjyrë, gjithmonë jam përballur me sfida në jetën time. Më thanë se bukuria ka standarde, në të vërtetë”, tha ajo, duke shtuar se ishte mësuar të “besojë në nënën time, të besojë gjithmonë te vetja, të mbajë zotimet që ke”.

Manalo filloi të ndiqte karrierën e modelingut në moshën 14-vjeçare dhe tani do të përfaqësojë Filipinet në skenën globale në konkursin e 73-të të Miss Universe që do të mbahet në Meksikë.

Për herë të parë në Miss Universe Filipine
Chelsea Manalo do të përfaqësojë Filipinet në konkursin Miss Universe në Meksikë në shtator

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: