MAGAZINË /

“Për të gjetur një të dashur shkoni në...”/ Modelja: Ja vendet ku njihen sot të rinjtë

Shkruar nga Versus

“Për të gjetur një të dashur shkoni në...”/

Në një intervistë me gazetarin Ronaldo Sharka, modelja Sara Gjokaj ka treguar zonat ku vajzat dhe djemtë frekuentojnë për të ngacmuar, njohur dhe krijuar lidhje.

Sara shpjegoi se në Tiranë, ka disa zona të ndryshme duke filluar nga Komuna e Parisit deri tek zona e stadiumit “Air Albania”.

Biseda e plotë:

Ronaldo Sharka: Në Tiranë kush janë vendet për “gjueti” mes meshkujve dhe femrave, ku mund të ketë goca dhe çuna të bukur?

Sara Gjoka: Kohët e fundit nga shoqëria ime apo njerëz kudo kam dëgjuar që zgjedhin vendin që do të frekuentojnë për shkak të kësaj gjëje.

Ronaldo Sharka: Por nuk ka asgjë të keqe, natyra njerëzore është krijuar të ngacmojë

Sara Gjoka: Vendet që frekuentojnë janë tek Komuna e Parisit, atje është një situatë shumë funy sepse kisha një bisedë para disa ditësh me një shoqen time, ku po komentonim një vajzë e cila kishte vendosur ta frekuentonte shpesh, dhe na bëri përshtypje sepse nuk e lidhte asgjë me atë zonë. Doli që arsyeja ishte se kishte parë shumë djem, kishte dalë nami tek ai vendi në Komunën e Parisit. Ishte lokal specifik. Dhe kishte rezultuar që kishte arritur sukses.

Ronaldo: Po zonë tjetër përveç Komunës?

Sara Gjoka: Zona tek “Arena”, janë disa vende specifike, është edhe blloku por ka ndryshime. Vend tjetër është edhe tek TEG-u./Versus.al

Poll