MAGAZINË /

Përcjellja për në banesën e fundit, familja e Artan Lames njofton kur do të kryhen homazhet

Lame u nda nga jeta në një spital në Gjermani, pas komplikacioneve të zemrës.

Shkruar nga Versus
Përcjellja për në banesën e fundit, familja e Artan Lames
Artan Lame

Familjarët e publicistit dhe intelektualit Artan Lame, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, kanë bërë me dije datat e pritjeve dhe homazheve në nder të tij.

Sipas njoftimit të familjes, pritjet për Artan Lamen do të zhvillohen të hënën, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në Rrugën e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Ndërkaq, të martën, më 27 maj, do të mbahen homazhet në nder të tij në Akademinë e Shkencave, në sallën "Libri Enciklopedik", duke filluar nga ora 10:00.

Po në të njëjtën ditë, Artan Lame do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Pas ceremonisë mortore, pritjet do të vazhdojnë edhe të mërkurën dhe të enjten, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30, gjithmonë pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Njoftimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.

Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.
Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.

Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Me respekt Familja

Poll