MAGAZINË /

Përdorën imazhin e saj, Shkurte Fejza reagon ashpër për reklamën e krijuar me IA: “Zoti i Vraftë!”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fejza e ka quajtur reklamën një mashtrim dhe ka mallkuar personat që e kanë realizuar atë, duke i bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin hetime.

Shkruar nga Versus

Përdorën imazhin e saj, Shkurte Fejza reagon ashpër për

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, ka reaguar fuqishëm lidhur me një reklamë të krijuar me inteligjencë artificiale që përdorte fytyrën e saj pa leje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fejza e ka quajtur reklamën një mashtrim dhe ka mallkuar personat që e kanë realizuar atë, duke i bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin hetime.

“Zoti i vraftë!”, ka shkruar ajo, duke shtuar se ky nuk është rasti i parë i keqpërdorimit të emrit dhe imazhit të saj.

Në postimin e plotë, Shkurte Fejza shkruante:

“Të dashur miq, kjo reklamë është gënjeshtër. Është rrëne. Njerëz të papërgjegjshëm keqpërdorin emrin tim dhe nuk është hera e parë. Zoti i vraftë.
P.S. Apeloj te institucionet përkatëse të shtetit të hetojnë këto gjëra në kuadër të krimeve kibernetike.”

Rasti ka ngritur shqetësime mbi përdorimin e fytyrave dhe imazheve të njohura në reklama dhe përmbajtje digjitale me inteligjencë artificiale, duke rikthyer në vëmendje nevojën për rregulla ligjore më të rrepta për mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave të personave publikë./Versus.al

Poll