Vllaznia ka arritur të kualifikohet në turin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Skuadra shkodrane ka eliminuar nga gara skuadrën e Daugavpils me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Ndeshja e sotme u fitua nga të besuarit e Edi Martinit me shifrat 4-2. Fillimisht shënuan me Mensah, por për dy minuta letonezët përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Në fundin e këtij fragmenti, Vllaznia barazoi me Yagon.
Ndërsa në pjesën e dytë, Kevin Dodaj i dha avantazhin Vllaznisë duke shënuar golin e tretë. Talenti i shkodranëve u bë protagonist edhe në golin e katërt, duke asistuar Esat Malën.







