MAGAZINË /

Temperatura të larta, por në këto zona priten shtrëngata shiu! Si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 17 korrik.

Shkruar nga Versus

Temperatura të larta, por në këto zona priten shtrëngata

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë relieveve malore. Në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut dhe përgjatë relieveve malore të vendit reshje e shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët.

Në periudha afatshkurtra në zonën e Alpeve dhe lokalisht në verilindje reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.  Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Gjirokastër dhe Elbasan me 36 gradë celcius.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Versus.al

Poll