Luis Enrique përjetoi një fund sezoni spektakolar në 2024/2025, duke kompletuar fitimin e katër trofeve me Paris Saint-Germain, një arritje e jashtëzakonshme që kulmoi me fitoren e parë ndonjëherë të Ligës së Kampionëve për klubin francez.
Pavarësisht zhgënjimit për humbjen në finalen e Kupës së Botës për Klube ndaj Chelseat, PSG mbetet një nga superfuqitë kryesore të futbollit evropian, ndërsa tashmë synon të mbrojë kurorën e Ligës së Kampionëve në vitin 2026.
Skuadra e Luis Enrique e nisi edicionin e ri të garave me një fitore të thellë 4-0 ndaj Atalantës, përpara se të pësonte një disfatë 1-0 në “El Classique” ndaj Marseille.
Titulli i fundit i Barcelonës në Ligën e Kampionëve erdhi pikërisht nën drejtimin e Luis Enriques në vitin 2015, dhe tani tekniku spanjoll është i vetëdijshëm për sfidën e madhe që e pret kundër Hansi Flick, veçanërisht pas performancës zhgënjyese ndaj Marseille.
“Nëse ndaj Barcelonës humbasim të njëjtat pasime të thjeshta dhe raste si ndaj Marseille, do të jemi të vdekur”.
“Lojtarët nuk janë makina, janë njerëz. Duhet ta pranojmë këtë. Si trajner, nuk duhet të zemërohem, por ta kuptoj se gabimet ndodhin. Duhet të përmirësohemi kundër Auxerre dhe sidomos ndaj Barcelonës”, ka thënë Enrique.
Ousmane Dembele nuk do të jetë në dispozicion më 1 tetor për një riballafaqim të menjëhershëm me rivalin për Topin e Artë, Lamine Yamal, pasi vazhdon të vuajë nga një dëmtim në kofshë, së bashku me Desire Doue, i cili gjithashtu mbetet jashtë fushave. Versus.al







