AKTUALITET /

VIDEO/ Kanabis me postë nga Kanadaja, arrestohet i riu në Vorë

Policia ka shpallur në kërkim porositësin e drogës.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Kanabis me postë nga Kanadaja, arrestohet i riu në Vorë

Tiranë- Një 22 vjeçar i identifikuar si Orest Kutaj është arrestuar nga policia pasi u kap duke marrë në dorëzim një pako me kanabis të ardhur nga Kanadaja.

Në një filal të postës shqiptare në Vorë, i riu u paraqit për të marrë pakon me 7 kg kanabis me përqindje të lartë THC-je.

Hetimet zbuluan se porositësi i kanabisit ishte një person me inicialet Z.M. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Së fundmi raste të tilla të trafikut të kanabist në postë janë bërë të shpeshta në vendin tonë. Versus.al

 

Poll