“France Football”, revista prestigjoze organizatore e çmimit të famshëm “Topi i Artë”, ka bërë publike listën e plotë me pikët e grumbulluara nga secili finalist në garën për çmimin më të lakmuar individual në futbollin botëror.
Siç ishte paralajmëruar menjëherë pas ndarjes së çmimit, Ousmane Dembélé e ka fituar trofeun pa ndonjë konkurrencë serioze, duke lënë pas me një diferencë të thellë të rinë sensacion Lamine Yamal.
Përkundër zërave të shumtë në media që e quanin një garë të ngushtë, votat tregojnë një tjetër realitet: Dembélé ka dominuar bindshëm, duke grumbulluar 1380 pikë, më shumë se 300 pikë diferencë nga Yamal, që renditet i dyti me 1059 pikë.
Vendin e tretë e ka zënë Vitinha, një tjetër surprizë e këtij sezoni, me 703 pikë, ndërsa më pas ndjekin emra të mëdhenj si Mohamed Salah, Raphinha, Achraf Hakimi dhe Kylian Mbappé.
Renditja e plotë për Topin e Artë 2025 sipas France Football:
Ousmane Dembélé – 1380 pikë
Lamine Yamal – 1059 pikë
Vitinha – 703 pikë
Mohamed Salah – 657 pikë
Raphinha – 620 pikë
Achraf Hakimi – 484 pikë
Kylian Mbappé – 378 pikë
Cole Palmer – 211 pikë
Gianluigi Donnarumma – 172 pikë
Nuno Mendes – 171 pikë
Pedri – 124
Khvicha Kvaratskhelia – 123
Harry Kane – 112
Desire Doué – 74
Viktor Gyökeres – 56
Vinícius Jr. – 51
Robert Lewandowski – 49
Scott McTominay – 45
João Neves – 40
Lautaro Martínez – 37
Serhou Guirassy – 25
Alexis Mac Allister – 21
Jude Bellingham – 21
Fabián Ruiz – 20
Denzel Dumfries – 20
Erling Haaland – 18
Declan Rice – 13
Virgil van Dijk – 7
Florian Wirtz – 5
Michael Olise – 4







