Ish-banori i Big Brother VIP4, G Bani ka ngushëlluar Gjestin për humbjen e vëllait të tij të vogël i cili ndërroi jetë sot si pasojë e një aksidenti në Pejë. Me lot në sy G-Bani tha se nuk kishte fjalë për ngjarjen e rëndë, ndërsa bëri me dije se projekti muzikor që ishte planifikuar të publikohej sot në orën 19:00, nuk do të publikohet.
“Sapo mora vesh nga një njeri imi, që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.
Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.
Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”. Versus.al







