MAGAZINË /

Ndarja nga jeta e vëllait të Gjestit, ish-banorët e Big Brother VIP 4 i shprehin ngushëllime artistit

Ish-banorët e edicionit të katërt kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllimet e tyre artistit dhe familjes Kelmendi.

Shkruar nga Versus
Ndarja nga jeta e vëllait të Gjestit, ish-banorët e Big Brother
Gjesti

Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur dhe fituesit të edicionit të katërt, Gjesti ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Pejë.

Humbja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.

Ish-banorët e edicionit të katërt kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllimet e tyre artistit dhe familjes Kelmendi.

Rozana Radi, finalistja e këtij edicioni, shkroi në një postim: “Kurrë mos të kishe ardhur dita e sotme…”, duke reflektuar trishtimin e madh që ka shkaktuar lajmi.

Edhe banorë të tjerë, si Loredana Brati, Krisa Çaushi, Amber Candy i janë bashkuar mesazheve të ngushëllimit, duke treguar solidaritet dhe mbështetje për Gjestin në këto momente të vështira.

Humbja e një të riu në rrethana të tilla ka tronditur jo vetëm komunitetin e spektaklit, por edhe opinionin publik.

Ndarja nga jeta e vëllait të Gjestit, ish-banorët e Big Brother

Ndarja nga jeta e vëllait të Gjestit, ish-banorët e Big Brother

Ndarja nga jeta e vëllait të Gjestit, ish-banorët e Big Brother

Ndarja nga jeta e vëllait të Gjestit, ish-banorët e Big Brother

 

 

Tags:

gjesti

Poll