MAGAZINË /

Ledion Liço mesazh ngushëllues për Gjestin dhe familjen e tij: Pak muaj më parë festonte gëzime...

Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka reaguar në Instagram, duke ndarë trishtimin e tij dhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta Gjestit dhe familjes.

Shkruar nga Versus
Ledion Liço mesazh ngushëllues për Gjestin dhe familjen e tij:
Ledion Liço dhe Gjesti në BBVA

Një aksident tragjik pranë fshatit Qungur ka marrë sot jetën e Eldion Kelmendit, vëllait të fituesit të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Gjestit.

Lajmi i hidhur ka sjellë dhimbje të thellë për familjen Kelmendi, miqtë dhe ndjekësit e spektaklit, të cilët kanë shprehur mesazhe të shumta ngushëllimi për këtë humbje të parakohshme.

Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka reaguar në Instagram, duke ndarë trishtimin e tij dhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta Gjestit dhe familjes.

“I trishtuar nga ky lajm i kobshëm, për një familje të bukur që vetëm pak muaj më parë festonte gëzime. Bëhuni të fortë, sepse këtë do të donte edhe engjëlli juaj”, shkroi ai në Instastory.

Ledion Liço mesazh ngushëllues për Gjestin dhe familjen e tij:

Ngjarja ka prekur thellë opinionin publik, sidomos fansat e reality-show-t, të cilët janë bashkuar me dhimbjen e Gjestit në këtë moment të vështirë. Humbja e një jete të re në rrethana të tilla ka kthyer ditën në zi për shumë prej atyre që e kanë njohur ose e kanë ndjekur nga afër këtë familje.

Poll