
Gjatë emisionit “Fan Club” të Big Brother VIP 5, ditën e sotme u zhvillua një debat i fortë mes opinionistes Françeska Murati dhe motrës së Kejsit.
Përplasja nisi pasi Françeska komentoi lojën e Kejsit në raport me dy banoret e shtëpisë, Inën dhe Stelinën, duke e cilësuar atë si mashtruese.
Këto deklarata nuk u pritën mirë nga motra e Kejsit, e cila reagoi menjëherë, duke i kërkuar opinionistes të mos e ofendonte vëllanë e saj.
Pjesë nga debati mes tyre:
Françeska: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa.
Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam dëgjuar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni se është shumë ofenduese mënyra se si ju dilni e flisni për Kejsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vete i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, atëherë jeni të gjithë si ai.
Franceska: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai nivel i mashtrimit nuk i falet. Të prishi një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është turpi i turpit që e ka nxjerrë para publikut nuk tolerohet.
Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këto të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet”
Françeska: Unë nuk prish familje.
Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos ju drejto fare vëllait tim. Absolutisht fare , kur të vij Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Kejsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaj për veten tënde. Mos bjer në nivelin që sapo ofendove.
Franceska: Atë gishtin ta kthej te vetja e jo të merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë.
Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllain tim. Unë jam një familjar dhe vëllain tim do ta mbroj deri në minutë të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që të më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë të ja numëroje Keijsit. Ne kemi një familje jashtë”

