Spanja pa dyshim se mbetet qendra më e mirë e ngrënies në botë. Çdo pretendim nga vende të tjera mund të jetë zhdukur me zbulimin e listës së 50 restoranteve më të mira në botë për vitin 2024.
Në listë, janë gjashtë ristorante nga vendet evropiane, tre prej tyre janë në pesëshen e më të mirëve në botë.
Çmimet, të konsideruara si “Oscars” e ushqimeve më të mira botërore, u shpërndanë në një ceremoni në Ëynn në Las Vegas të mërkurën në mbrëmje, me restorantin “Disfrutar” të Barcelonës që mori çmimin kryesor.
Restoranti është në pronësi dhe drejtohet nga kuzhinierët, Oriol Castro, Eduard Xatruch dhe Mateu Casanas, raporton cnn.
Fakti që kjo treshe u takua ndërsa punonte tek legjendari El Bulli duhet të japë disa të dhëna se çfarë mund të presin darkuesit – pjata imagjinative dhe lozonjare të ekzekutuara me mjeshtëri teknike, si p.sh. krofoli Panchino i mbushur me havjar, sanduiçi me gazpaço të ngrirë dhe squap me kombu shpageti, bajame dhe rrush.
Në vendin e dytë ishte Asador Etxebarri nga Atxondo, jo shumë larg nga porti spanjoll i Bilbaos. Nën udhëheqjen e shefit të kuzhinës, Victor Arguinzoniz, ajo është e famshme për ofrimin e një Barbecue të pakrahasueshme që lejon cilësinë e përbërësve të shkëlqejë, si p.sh. një karkalec i kuq Palamos që thjesht piqet në skarë dhe shërbehet vetë, transmeton Telegrafi.
Por, ju kurrë nuk mund ta lini jashtë listës Parisin. Bruno Verjus zë vendin e tretë, ndërsa një restorant tjetër nga Spanja – Diverxo i Madridit – zuri vendin e katërt.
Në vendin e pestë ishte Lima’s Maido, një nga tre restorantet nga qyteti që hyri në listë, duke i dhënë reputacionit të kryeqytetit peruan si destinacioni kryesor i ngrënies në Amerikën e Jugut.
Meksika ishte fituesi i madh në Amerikën e Veriut, duke u renditur me tre restorante në listë, të udhëhequr nga restoranti në Mexico City Quintonil, i cili doli në vendin e shtatë.
Lista me 50 restorantet më të mira në botë për vitin 2024:
1. Disfrutar (Barcelona, Spanja)
2. Asador Etxebarri (Atxondo, Spanja)
3. Table by Bruno Verjus (Paris, Franca)
4. Diverxo (Madrid, Spanja)
5. Maido (Lima, Peru)
6. Atomix (Neë York, SHBA)
7. Quintonil (Mexico City, Meksika)
8. Alchemist (Kopenhagë, Danimarkë)
9. Gaggan Anand (Bangkok, Tailand)
10. Don Julio (Buenos Aires, Argjentina)
11. Septime (Paris, Franca)
12. Lido 84 (Gardone Riviera, Italia)
13. Trèsind Studio (Dubai)
14. Quique Dacosta (Denia, Spanja)
15. Sézanne (Tokio, Japonia)
16. Kjolle (Lima, Peru)
17. Kol (Londra, Anglia)
18. Plénitude (Paris, Franca)
19. Reale (Castel di Sangro, Spanja)
20. Ëing (Hong Kong)
21. Florilège (Tokio, Japonia)
22. Steirereck (Viena, Austria)
23. Suhring (Bangkok, Tailand)
24. Odette (Singapor)
25. El Chato (Bogota, Kolombia)
26. The Chairman (Hong Kong)
27. A Casa do Porco (Sao Paulo, Brazil)
28. Elkano (Getaria, Spanja)
29. Boragó (Santiago, Kili)
30. Restaurant Tim Raue (Berlin, Gjermania)
31. Belcanto (Lisbona, Portugalia)
32. Den (Tokyo, Japonia)
33. Pujol (Mexico City, Meksika)
34. Rosetta (Mexico City, Meksika)
35. Frantzén (Stokholm, Suedia)
36. The Jane (Antëerp, Belggjika)
37. Oteque (Rio de Janeiro, Brazil)
38. Sorn (Bangkok, Tailand)
39. Piazza Duomo (Alba, Italia)
40. Le Du (Bangkok, Tailand)
41. Mayta (Lima, Peru)
42. Ikoyi (Londra, Anglia)
43. Nobelhart & Schmutzig (Berlin, Gjermania)
44. Mingles (Seuli, Koreja Jugore)
45. Arpege (Paris, Franca)
46. SingleThread (Healdsburg, California, SHBA)
47. Schloss Schauenstein (Fürstenau, Zvicra)
48. Hiša Franko (Kobarid, Sllovenia)
49. La Colombe (Cape Toën, Afrika e Jugut)
50. Uliassi (Senigallia, Italia)







